50 cent po rikthehet
Hip hop ylli amerikan, 50 Cent ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm në skenë.
50 Cent po bëhet gati për publikimin e albumit të tij të shumëpritur të titulluar “Street King Immortal”, transmeton Periskopi.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari gjatë një interviste të dhënë së fundimi, ku ka krahasuar albumin e tij debutues “Get Rich or Die Tryin” të cilin e ka publikuar në vitin 2003 dhe albumit të ri “Street King Immortal” të cilin do ta sjellë së shpejti.
“Tani për tani jam në mes të regjistrimit të albumit të gjashtë. Por, është po aq i mirë sa i pari”, u shpreh Fifty.
Curtis James Jacksontha se ai zakonisht punon në studio ditën e diel. “Unë hyj në studio për muzikë të dielën, pasi aty janë producentët e mi. Mund të qëndroj gjashtë orë aty dhe të mos e vërej fare”, u shpreh Fifty./Periskopi/



