500 litra naftë kontrabandë nga Kosova, arrestohet 55 vjeçari
Një 55-vjeçar është arrestuar sot në Kukës, nën dyshimin se tentoi të kontrabandonte 510 litra naftë nga Kosova.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, arrestimi i shtetasit shqiptar erdhi si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi
Nafta e gjetur është sekuestruar, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshm.



