53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 persona në Itali- mes tyre 2 shqiptarë

53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 persona në Itali- mes tyre 2 shqiptarë

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku në pranga janë vënë 4 persona mes tyre edhe dy shqiptarë, të moshës 39 dhe 52 vjeç. 52-vjeçari mësohet se ishte nën arrest shtëpiak. Gjithashtu janë arrestuar një italian 64-vjeçar dhe një egjiptian 44-vjeçar.

Nga ky operacion u sekuestruan 53,000 euro para të gatshme, 4.5 kilogramë kokainë dhe 1.7 kilogramë hashash. Droga dhe paratë u gjetën në një banesë në Osio Sopra.

Rasti u zbulua në kuadër të një hetimi të Policisë së Shtetit, të kryer midis provincave të Bergamos dhe Milanos, i cili çoi në sekuestrimin e një totali prej 12 kilogramësh drogë dhe 90,000 eurosh në para të gatshme.

Hetimet u zhvilluan midis shtatorit 2022 dhe marsit 2023. Pasi mbërritën urdhër-arrestet në mesin e marsit 2026, oficerët kryen kontrolle në shtëpi, duke i gjetur personat e kërkuar në banesa me para të fshehura në mure dhe drogë.

Shpërndaje në: