59-vjeçarja bën seks me 14-vjeçarin në Ibiza, gjyshja e të miturit denoncon rastin
Një 59-vjeçare akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçar në San Antonio të Ibizas.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur ata ishin me pushime në një apartament buzë detit.
Ka qenë gjyshja e të miturit ajo që ka parë skenën dhe ka vendosur që ta kallëzojë 59-vjeçaren.
Sipas dëshmisë së gjyshes, Gail Dickinson ishte e njohura e tyre dhe ndodhej së bashku në të njëjtin apartament me ta me pushime.
Gjyshja kishte dërguar nipin për të fjetur gjumë, por vetëm pak kohë më pas e kishte parë në ballkon teksa po abuzohej nga zonja Dickinson.
Ajo është shprehur:
Ishte një situatë e tmerrshme. Nuk mund ta besoja këtë. U trondita shumë nga ajo që pashë”
Djali dha dëshminë e tij nëpërmjet një video, duke thënë se ai kishte qenë jashtë në mbrëmje për të pirë diçka me nënën e tij dhe Dickinson.
Dhe kur u kthyen në banese Dickinson kishte filluar ta prekte atë dhe më pas e nxorri në ballkon.
Nga ana tjetër 59-vjeçarja ka mohuar akuzat ndaj saj, se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturin.





