6 futbollistët e kombëtares së Kosovës që dolën nga lloçi i ligës vendore
I madh e i vogël u befasuan mbrëmë nga loja spektakulare dhe rezultati bindës që mori Kombëtarja e Kosovës në duel me Azerbaixhanin.

Arbër Zeneli shënoi tri herë, ndërsa Amir Rrahmani një tjetër, shkruan Periskopi.
Vlera totale e grupit arrin shifrën e 40 milionëve sipas Transfermarkt, vlerë që pritet të rritet pas performancës fantastike.
Visar Bekaj, doli nga akademia e Ramiz Sadikut dhe ajo e Prishtinës. Aktualisht luan për Prishtinën. Mbrojtësi më i mirë, Amir Rrahmani fillimisht luajti për akademinë e Drenicës, e madje edhe për ekipin e parë. Vlera e Rrahmanit arrin 1 milionë, dhe luan për Dinamon e Zagrebit.

Rashica, doli nga akademia e Vushtrrisë dhe aktualisht vlen 7 milionë euro. Një tjetër talent që doli nga ‘lloçi’ i futbollit të Kosovës është edhe Edon Zhegrova. Ai ishte pjesë e ekipit të Flamurtarit dhe Prishtinës.

Edhe lojtari në top formë që luan te Çaykur Rizespor, Vedat Muriqi doli nga Kosova. Ai është i lindur në Prizren dhe karrierën si profesionist e nisi te Liria.

Ndërsa, befasia në mesin e lojtarëve që dolën nga Kosova është Lirim Kastrati që po shkëlqen te Lokomotiva e Zagrebit. Ai ka dalur nga një ekip i vogël nga Gjilani, Kika.
Kujtojmë se nga futbolli i Kosovës dolën edhe lojtarë si Grezda, Etrit Berisha dhe Liridon Latifi.

/Periskopi



