6-vjeçari që po mahnitë botën me shpejtësinë e tij (Video)
Rudolph Blaze, 6-vjeçar, ka pushtuar internetin, për shkak të shpejtësisë së tij të pabesueshme në fushën e futbollit.
Vogëlushi nga Tampa Bay, Florida, nuk mund të ndalet – dhe këtë e themi seriozisht.
Në vitin 2017, ai fitoi u zgjodh dy herë kampion kombëtar, me 20 medalje të arta.
Ai ka zënë vendin e parë në garën kombëtare për sprint në 55 metra, duke mposhtur të gjithë garuesit e tjerë.
Blaze, që aktualisht luan për ekipin e futbollit amerikan Tampa Ravens, mund të jetë lojtari më i vogël në fushë, por shpejtësia e tij është marramendëse.



