6 vjet të martuar, 3 fëmijë, por asgjë nuk ka ndryshuar për këngëtaren shqiptaren dhe bashkëshortin

6 vjet të martuar, 3 fëmijë, por asgjë nuk ka ndryshuar për këngëtaren shqiptaren dhe bashkëshortin

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj mbushin gjashtë vjet të martuar. Duken pak kur sheh familjen e tyre të madhe, me një vajzë më të madhe dhe binjakët më të vegjël, vajzë dhe djalë, por ata nuk kanë humbur shumë kohë.

Teuta Kurti, këngëtarja e Etheve, tani i është kushtuar kantos klasike dhe familjes. Para gjashtë vitesh është martuar me Dardan Lutën, një grafik dizajner nga Peja dhe kanë krijuar familjen e tyre në Prishtinë.

Edhe pse prindër të tre fëmijëve, edhe pse janë të përkushtuar e tradicionalë mjaftueshëm në kohën që kalojnë me familjen, prej profesioneve, por më tepër prej tipave të tyre, ata mbeten shumë cool dhe duket sikur nuk do hyjnë kurrë te ai kostumi klasik i prindërve, por do mbajnë gjithmonë atë pamjen dhe stilin e veçantë të artistëve. Dhe siç nuk ndryshon gjë në pamjen e tyre, e njëjta gjë ndodh edhe me ndjenjat.

“Çfarë ishte..ende është. Gëzuar 6 vjetorin e Martesës”, shkruan ajo në një foto të realizuar diku aty nga mesi i kësaj kohe si të martuar.

Pak fjalë, sepse ata janë shumë cool për t’u zgjatur me to. /Revista Class

Shpërndaje në: