61 vatra zjarri brenda 12 orëve në Kosovë, nëntë prej tyre ende aktive
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 61 vatra zjarri.
Nëntë prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, ndërkaq 52 janë lokalizuar.
“AME/MPB, njofton se gjatë 12 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 61 vatra zjarri në vend. Nga to, 9 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 52 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse. Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me Njësitë e Zjarrfikjes, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës”.
“Nga vlerësimet dhe analizat e bëra, situata paraqitet e menaxhueshme, pasi të gjitha vatrat aktive janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe ekipet zjarrfikëse janë në terren. AME/MPB shpreh mirënjohje për përkushtimin e Zjarrfikësve, për Policisë e Kosovës, KFOR-in, Komunat dhe Qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës”, thuhet në njoftim.



