7 muaj pa rroga
Punëtorët e kompanisë regjionale “Uniteti” në Mitrovicë, pagë nuk kanë marrë që 6-7 muaj.
Arsyeja kryesore janë borxhet që qytetarët dhe komunat kanë ndaj kësaj kompanie. Kështu ka thënë për Klan Kosovën udhëheqësi i kësaj kompanie Skënder Tahiraj.
Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Mitrovicës Besnik Beka, tha se komuna e Mitrovicës i ka borxh vetëm 15 mijë euro.
Problemi sipas tij është tek mbingarkimi i numrit të punëtorëve të administrates.



