75 mijë të pranishëm në koncertin në Hungari, Dua Lipa shpërthen në lot (Foto)
Pas largimit nga Kosova, Dua Lipa udhëtoi për në Hungari.
Këngëtarja ishte e ftuar të performonte në festivalin “Sziget”, ku u prit sikur mbretëreshë.
Numri i pjesëmarrësve në koncertin e Duas në Budapest ishte 75 mijë, gjë që e bëri këngëtaren të emocionohet pa masë.
“75 mijë persona! Udhëhoqën skenën në Sziget! Kam humbur zërin momentalisht nga emocionet, por ne e kaluam dhe oh Zot ky shou ishte i pabesueshëm. Do të qaj ”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kujtojmë që Dua këndoi në natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, ku u prit nga numër i madh i fansave të saj.
https://www.instagram.com/p/BmZRt5RFAzO/?taken-by=dualipa



