8 trajnerët që rrezikojnë shkarkimin këtë javë

8 trajnerët që rrezikojnë shkarkimin këtë javë

Javët e fundit kemi pasur shkarkime të shumta – si rrjedhojë e rezultateve të dobëta të ekipeve përkatëse.

Është shkarkuar fillimisht Alan Pardew i Crystal Palace, e më pas edhe Slaven Biliq, Ronald Koeman, Frank De Boer dhe së fundi trajneri ikonë i Premier Ligës në vitet e fundit, Tony Pulis.

Në Spanjë, Alaves dhe Villarreal kanë shkarkuar trajnerët e tyre gjithashtu, Zubeldian dhe Escriban, ndërsa i pari u zëvendësua nga ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi. Në Gjermani, trajneri më i njohur që u shkarkua ishte Carlo Anchelotti.

Këtë javë priten ndeshje shumë të forta dhe rezultatet e dobëta mund të çojnë në sharkime të reja.

Në Premier Ligë, pas gjithë asaj stuhie shkarkimesh, pritet të jetë më qetë. Gjasat më të mëdha për t’u shkarkuar i kanë Mark Hughes i Stoke, që ka vetëm 13 pikë, dhe Paul Clement në Swansea që ka vetëm 8 pikë pas 12 ndeshjesh dhe rrezikon seriozisht rënjen nga liga.

Në Itali nuk pritet të ketë ndonjë shkarkim, pas atij të Ivan Juriq që u la i papunë nga Genoa dhe Del Nerit nga Udinese. Juventus, në rast se humb do ta vë në rrezik Allegrin – por megjithatë nuk pritet një shkarkim i menjëhershëm. Trajneri i Milanit ndërkohë, vazhdon të jetë në rrezik tash e më shumë se një muaj. Montella, megjithatë, gëzon një mbështetje të madhe nga drejtuesit e Milanit të cilët e kuptojnë që është e zorshme të komponosh një ekip pas gjithë atyre transferimeve. Sidoqoftë, Montella është trajneri i dytë që rrezikon shkarkimin në Itali pas Allegrit.

Në Spanjë gjërat janë mjaft në tension. Trajneri më i paguar i ligës rrezikon të shkarkohet. Ai quhet Zidan. Gjasat praktike për të zënë vendin e parë në grupe në Champions janë tepër të vogla, ndërkohë që në ligë, është e treta dhe i ka 10 pikë më pak se lideri, Barcelona. Këtë javë, Real Madridi luan përballë Malagas, dhe në rast të mos-fitores, Zidan fare lehtë mund të mos jetë më në krye të Realit.

Në Spanjë, rrezikon edhe trajneri i Bilbaos, Ziganda shkaku i rezultateve katastrofale të klubit të madh bask, i cili rrezikon të bie nga liga me një formë të tillë, për herë të parë në histori të klubit.

Në Gjermani, një tjetër ekip i madh mund të shkarkojë trajnerin e saj. Bëhet fjalë për Borussia Dortmund. Trajneri Peter Bosz, e gjen veten në një pozitë tepër të vështirë, pas një starti mjaft të mirë. Këtë javë, klubi i tij që e humbi mundësinë të shkonte në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, përballet me ekipin që ndodhet në vend të dytë e që ka formë të lartë, Schalke 04′. Në rast të humbjes, Bosz mund të kthehet në Holandë.

Në Francë, Monaco përballet me të frikshmit e Paris Saint Germain, dhe nëse humbin mund t’i thonë lamtumirë trajnerit Jardim – i cili bëri punë mjaft të mirë në vitet e fundit në këtë ekip. Portugezi dështoi shumë keq edhe në Champions League, duke u renditur i fundit në grup. Por, shkaku i respektit për punën e bërë, Jardimit mund t’i jepen edhe disa javë kohë.

Bielsa rrezikonte poashtu shkarkimin nga Lille – por, tashmë rreziku duket se ka kaluar shkaku i fitores në javën e fundit. Bielsa është thënë trajneri më influences në evropë, duke krijuar skemat taktike të trajnerëve që drejtojnë Cityn, Tottenhamin dhe Atletico Madridin. | Periskopi

 

 

 

 

Shpërndaje në: