8-vjeçarja albine merr oferta nga agjenci modelingu vetëm prej pamjes
Një vajzë e quajtur ‘Borë e bardhë’ ka marrë oferta nga shumë agjenci modelingu vetëm prej pamjes së saj. 8-vjecarja ka flokë të bardhë dhe sy të blu, ndërkohë që të gjithë anëtarët e familjes kanë flokë të zeza.
Nariyana është albine pasi ka një crregullim të plotë të pigmentit në flokë, që e bën atë të vecantë. Por, familja e saj nuk është dakort që ajo ti hyjë modelingut që në këtë moshë pasi ëndrrat e saj janë vizatimi dhe kërcimi.
Pasi ka kryer një set fotografik, vogëlushja nga Siberia shpreh se dëshira e saj është që të bëhet modele.









