8,268 kilometra larg, ky është vendi ku do luhet River Plate – Boca Juniors

8,268 kilometra larg, ky është vendi ku do luhet River Plate – Boca Juniors

Ndeshja e dytë e finales së Copa Libertadores ndërmjet rivalëve të Boca Juniors dhe River Plate ka gjasa të luhet në Doha, Katar më 8 dhjetor.

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut[Conmebol] njoftoi dje se ndeshja do të luhet jashtë Argjentinës në 8 ose 9 dhjetor, përcjell Periskopi.

Tyc Sports kupton se Doha, 8,268 kilometra larg nga Buenos Aires, pritet të jetë vendi mikpritës i finales së madhe e aq të diskutueshme deri tani.

Doha, 8,268 miles from Buenos Aires, is set to be the chosen location if the match goes ahead

Boca kishte bërë ankesë drejt Conmebol për ta skualifikuar direkt River Platen për shkak të incidenteve dhe trofeun ta fitojnë ata.

Megjithatë, gazetari Mariano Antico deklaroi: “Informacioni që kemi është se loja do të luhet përkundër ankesës së Boca”.

Vendi më i mundshëm është në Doha më 8 dhjetor. Vendimi nuk merret sot”, zbuloi Antico. /Periskopi/

Shpërndaje në: