9 futbollistë të rinj nga Zvicra perëndimore midis të vdekurve në tragjedinë e 1 janarit
Të paktën 40 persona vdiqën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën gjatë një festimi të Vitit të Ri në Crans-Montana VS natën e 1 janarit 2026
Nëntë lojtarë të rinj zviceranë të futbollit vdiqën në zjarrin në Crans-Montana, njoftoi Federata Zvicerane e Futbollit. Viktimat ishin nga tre klube rajonale në Zvicrën perëndimore.
Të tjerë u plagosën, transmeton albinfo.ch.
Sot është ditë zie në Zvicër për shkak të rastit tragjik, derisa edhe Federata e Futbollit ka ngushëlluar familjet dhe të gjithë të prekurit nga ky rast.



