9 yjet e futbollit që mendojnë se Guardiola është një trajner i keq
Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola është cilësuar nga shumë fansa dhe specialist si një ndër më të mirët në bot. Por jo të gjithë lojtarët që janë drejtuar prej tij kanë mbetur të kënaqur nga taktikat e strategut spanjoll, raporton Albeu.
Më lart ju sjellim nëntë futbollistët të cilët e kanë cilësuar si një trajner të keq, duke filluar nga Ribery dhe duke përfunduar te Ibrahimovic.

“Pep Guardiolës i mungon përvoja”- Franck Ribery

“Te Guardiola nuk kam arritur që ta kuptoj sistemin e tij të lojës”- Cesc Fabregas

“Guardiola kurrë nuk kishte kurajon që të mi thonte gjërat në sy” – Samuel Eto’o

“Pep nuk është një njeri i mirë në nivelin human”- Dante

“Guardiola nuk donte që t’ia dinte për mua te Barcelona, ndaj ika te City”- Yaya Toure

“Ai nuk më dha shumë mundësi për të treguar vlerat e mia dhe kjo të dhemb”- Krkic

“Guardiola nuk është më i miri në botë, ai ka drejtuar ekipin më të mirë dhe lojtarët më të mirë”- Aliaksandr Hleb

“Ancelotti është më i afërt me lojtarët, Guardiola është në botën e tij”- Muller

“Guardiola është një frikacak”- Ibrahimovic



