Serbit i zihen në shtëpi 25 kilogramë marihuanë (Foto)

Serbit i zihen në shtëpi 25 kilogramë marihuanë (Foto)

Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet R.ZH posedonte në shtëpinë e tij substanca narkotike dhe gjatë asaj dite të bastisjes pritej që t’i transportonte për një vend tjetër.

“Ai posedonte në shtëpinë e tij substanca narkotike dhe gjatë të njëjtës ditë pritej që ta transportonte në një vend tjetër. Policia ka realizuar një operacion taktik bastisjeje në lokacionin e të dyshuarit dhe në pronën e tij janë gjetur të mbushur tre thasë me substancë narkotike të llojit marihuanë, pesha e së cilës rezultonte 25 kg”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore./Veriu.info/.

unnamed-1-2

Shpërndaje në: