Zyrtare: Manchester United në bisedime me yllin e gjigandit europian

Zyrtare: Manchester United në bisedime me yllin e gjigandit europian

Victor Lindelof është synimi kryesor i Jose Mourinhos për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit, sipas Sky Sports News HQ, transmeton Periskopi.com.

skysports-victor-lindelof-david-alaba_3842210

Victor Lindelof, Benfica

 

Sky Sports News HQ sipas burimeve të saja ka kuptuar se skuadra portugeze do të kërkojë 45 milionë euro nga ‘djajët e kuq’ për Lindelof.

Lindelof që nga janari i vitit të kaluar është shëndërruar në një nga shtyllat kryesore në skuadrën portugeze, ndryshe i njohur si “The Iceman” apo njeriu i akullit, për shkak të qetësisë së tij në fushë dhe karakterit të tij.

skysports-victor-lindelof-sweden_3842213

Ai ishte pjesë e kombëtares Suedeze në ‘Euro 2016’

 

Mourinho dëshiron të transferojë për shkak se mbrojtësi, Eric Bailly, do t’i mungojë Man Utd në janar për shkak të Kupës së Afrikës, ku do të paraqitet për kombëtaren e Bregut të Fildishtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: