James Rodriguez siguron ‘vizën’ për në Premier League
James Rodriguez sot është fotografuar në ambasadën britanike në Kolumbi, ku besohet se aty ishte për të marrë vizën për të vazhduar karrierën e tij në ishullin britanik, sipas “El Pais”.

James Rodriguez në ambasadën britanike në Kolumbi
Për Jamesin janë shprehur të interesuara shumë skuadra, në mesin e të cilave edhe Chelsea e Manchester United, por thuhet se vetë futbollisti dëshiron kalimin te “Blutë”.
Chelsea është në kërkim të shërbimeve të tij, pasi besohet se janë duke përgaditur një ofertë prej 89 milionë euro në drejtim të ‘los blancos’. /Periskopi/



