Limaj kërkoi 7 milionë euro dëmshpërblim, por a ka kaq para KGJK-ja?

Limaj kërkoi 7 milionë euro dëmshpërblim, por a ka kaq para KGJK-ja?

Kjo pasi, buxheti  total  i KGJK-se  këtë vit për kategorinë e personave të dënuar ose arrestuar pa arsye, sipas zyrtarëve t këtij këshilli ka qenë vetëm  250 mijë euro.

E, gjasat që komisioni i KGJK-së ta aprovoj kërkesën e Limajt për 6 milionë e 987 mijë e 314 euro, janë minimale.

Drejtor i Departamentit Ligjor në KGJK dhe sekretari i Komisionit për Kompensim të dëmit, Astrit Hoti thotë për IndeksOnline se kriteret e KGJK-së nuk do ta mundësojnë këtë kompensim.

“Në Komision s’ka gjasa mu realizu  kjo kërkesë, për shkak se ne i kemi  kriteret dhe jemi të kufizuar, mirë kjo nuk do të thotë që nuk mundet me realizu këtë të drejtë në gjykatë”, është shprehur Hoti.

Sipas tij, për një ditë të qëndrimit në paraburgim ose arrestit shtëpiak sipas udhëzimit  administrativ 04/2015 për zbatimin e procedurës për kompensimin e dëmit për personat e dënuar ose arrestuar pa arsye është, për një ditë në paraburgim dhe Arrest shtëpiak është 9 euro për demin materiale, 6 euro demi jo material.

Ndërsa në emër të shpenzimeve për avokat përpilim kërkese dhe paraqitje në seancë  janë të parapara 120 euro, si dhe për paraburgim 50 euro në muaj në emër të pakove dhe vizitave familjare.

Shpërndaje në: