Kim Kardashian lëshon deklaratë prekëse për shëndetin mendor të burrit të saj Kanye West: Askush nuk na kupton
Kim Kardashian West ka thyer heshtjen rreth shëndetit mendor të burrit të saj Kanye West pas një serie postimesh shqetësuese në rrjetet sociale nga ana e reperit.
Duke postuar në një storje në Instagram gjatë ditës së sotme, znj.Kardashian shkroi: “Siç mund ta dinë shumë prej jush, Kanye ka çrregullimin bipolar. Çdokush që e ka këtë çrregullim apo e ka një të dashur me të në jetën e tyre, e di se sa e komplikuar dhe e dhimbshme është që të kuptohet.”
“Kurrë nuk kam folur publikisht se si na ka afektuar neve në shtëpi sepse jam shumë protektive për fëmijët e mi dhe për të drejtën e Kanye-t për privatësi kur vjen puna te shëndeti i tij.”
“Por sot, ndihem se duhet të japë komentin tim për çështjen për shkak të stigmës dhe keqkuptimeve për shëndetin mendor.”
“Ata që e kuptojnë sëmundjen mendore apo edhe sjelljen kompulsive e dinë që familja është e pafuqishme përveç nëse personi është i moshës së mitur.”
“Njerëzit janë të pandërgjegjshëm ose që nuk e njohin këtë eksperiencë mund të jenë paragjykues dhe të mos kuptojnë se edhe vetë individi duhet të përfshihet në procesin e marrjes së ndihmës pavarësisht se sa e vështirë është ajo për familjen.”
Kardashian shtoi se reperi i famshëm “ishte person i shkëlqyeshëm por i komplikuar” dhe tha që “fjalët e tij nganjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij”. /Periskopi



