Kosova po dëshiron të fshijë të gjitha gjurmët e serbëve, thotë Gjuriq
Ai ka thënë se me mbylljen e kishës, është dërguar mesazhi që kultura dhe feja e serbëve nuk janë të mirëpritura në Kosovë, raporton Tanjug.
Sipas tij, Prishtina me këtë akt po tenton të fshijë komplet gjurmët e ekzistencës së popullit serb, ku deri në vitin 1999 kanë jetuar më shumë se 50 mijë serbë.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lë të ndodh uzurpimi i dhunshëm i Kishës Ortodokse serbe që është mbyllur për spastrimin brutal etnik të Serbëve, dhe është shumë e pakuptimtë. Ky akt e ka konfirmuar edhe një herë absurditetin e Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s.



