United befason me vendimin për të ardhmen e Mourinhos
Manchester United nuk e ka fare në plan shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho, anipse klubi në fjalë po përballet me një krizë rezultatesh në këtë sezon, përkundër transferimeve të mëdha të bëra në verën e fundit.
The Guardian shkruan se drejtuesit e 20 herë kampionit të Premier Ligës janë të vendosur t’i ofrojnë ‘special one’ një kontratë të re.
Portugezi zbarkoi në Old Trafford në verën e fundit dhe nënshkroi kontratë tre-vjeçare. /Periskopi.com



