Britanikët që preferojnë qëndrimin në BE prijnë me 10 për qind

Britanikët që preferojnë qëndrimin në BE prijnë me 10 për qind

Tani, kur referendumi në Britani të Madhe që pyet qytetarët nëse dëshirojnë të rrinë apo të largohen nga Bashkimi Evropian po vazhdon, sondazhi i fundit nxjerr opsionin “Remanin” fitues ndaj opsionit “Leave” me një epërsi prej 10 për qind.

Sondazhi i kryer nga Populus, është bërë ‘online’ gjatë kohës sa vendvotimet ishin të hapura.

Sipas këtij sondazhi, deri tani 55 për qind të britanikëve kanë votuar pro qëndrimit në union, derisa 45 për qind prej tyre kanë favorizuar daljen nga BE-ja, transmeton Periskopi.

Ky rezultat, deri tani paraqet epërsinë më të madhe të opsionit “Remain” në sondazhet e fundit.

Në mesin e atyre që favorizojnë qëndrimin në BE, janë parë edhe persona të ndryshëm nga bota e shoubizit, sportit etj. /Periskopi/

Shpërndaje në: