Nuk do të besoni se cilat fakte karakterizojnë shqiptarët sipas amerikanëve
Një formë ironie dhe humori kjo, për të dhënë përshtypjen se cilat janë karakteristikat më tipike të shqiptarëve, transmeton lexo.al.
Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj
Lini bakshish edhe në supermarkete
Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (Ndërkohë njihni ¼ e tyre)
Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm
Shanset janë, që në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj
Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma
Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta
Përdorni raki për çdo gjë
Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë
Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip
Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë
Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi
Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike
Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur
Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava
Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri
Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin
Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë
Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube
Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta)
Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit
Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin
Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.
Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë
Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes
Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare
Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular
Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni
Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj
Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave
Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja
Babai juaj gjithmon tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar
Jeni futur në telazhe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar
Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe”
Keni ose një Mercedes të zi ose një BMW përpara shtëpisë tuaj
Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë
Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt
Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat
Babai juaj ka therur derr apo qingj
Shkoni në festa shqiptare vetëm për tu dukur
Bëheni shumë shpejt me nerva



