Bombat e ndaluara të Moskës zbulohen aksidentalisht nga televizioni i saj

Bombat e ndaluara të Moskës zbulohen aksidentalisht nga televizioni i saj

 

Rusia në vazhdimësi është akuzuar për përdorimin e armëve shkatërruese gjatë sulmeve të kryera në Siri dhe kjo gjë është dëshmuar aksidentalisht nga transmetuesi i financuar nga Moska “Russian Today”.

Televizioni ka publikuar fotografi të fluturakeve ruse me bomba që janë të ndaluara ndërkombëtarisht.

RT ka transmetuar pamje të bombave “RBK-500 ZAB-2.5SM”, të vendosura në fluturaket ruse SU-34, kanë konkluduar ekspertë të Human Rights Watch, transmeton Periskopi.

Bombat shkatërruese, që sipas konventave ndërkombëtare janë të ndaluara, janë përshkruar nga dëshmitarët si “topa zjarri” që marrin zjarr derisa bien në tokë.

Bombat përmbajnë substancën më të avancuar që ka arritur ta prodhojë dora e njeriut, termitin.

Supozohet se bomba të tilla mund të djegin  brenda pak sekondave mishin e njeriut deri në asht.

Ekspertët kanë analizuar pamjet dhe kanë ardhur në përfundim se këto bomba përmbajnë substancë e rrezikshme, termitin. /Periskopi/

2 3 4

Shpërndaje në: