Juventus ofroi të njëjtën shumë, por ai zgjodhi Interin

Juventus ofroi të njëjtën shumë, por ai zgjodhi Interin

“Gabriel u largua nga Brazili kur ishte në një moment të shkëlqyer. Ishte kampion olimpik me Brazilin, titullar te Santosi, pjesë e kombëtares A. Interi shpenzoi 30 milionë euro, një shifër e jashtëzakonshme, pritja ishte si me Ronaldon para shumë vitesh, por trajnerët nuk e hedhin në fushë. Kemi shumë oferta, nga Brazili dhe Evropa, Gabigol nuk është i lumtur në gjendjen aktuale. Në verë e kërkuan dhe Juventusi, Atletico Madridi dhe Leicesteri, por aspekti ekonomik ishte vendimtar dhe zgjodhëm Interin, sepse Juventusi është në të njëjtin nivel me Interin”.

Duhet të sqarojmë pozicionin e tij tek Interi, sepse kështu nuk vazhdohet. Kur Kaka shkoi te Milani kishte përpara Rui Costan, por Ancelotti e hodhi në fushë që në ndeshjen e parë. Gabriel nuk futet as kur Interi është në avantazh apo disavantazh të 3 golave.

Ndoshta është më mirë largimi në huazim, edhe Adriano iku te Parma dhe u kthye si Perandor tek Interi”, u shpreh menaxheri i lojtarit brazilian.

barbosa

Shpërndaje në: