Serbia: E kemi penguar Kosovën të integrohet në Këshillin e Europës

Serbia: E kemi penguar Kosovën të integrohet në Këshillin e Europës

Kështu ka deklaruar Aleksandra Gjuroviq, e cila udhëheqë me delegacionin serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës – PACE.

Delegacioni serb ka penguar kalimin e një memorandumi që parashihte që në këtë asamble, të kishte ulëse për përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës në Strasburg. Kjo parashihej që t’ua lejonte atyre që të merrnin pjesë në diskutime dhe të nënshkruanin rezolutat e propozuara”, ka thënë Gjuroviq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo siç ka thënë ajo, për fat të keq lufta për ta bllokuar Kosovën drejt kësaj, nuk përfundon këtu ngase Serbia tani është e detyruar të takohet me delegacionin e Prishtinës, për të gjetur kompromis.

 

Shpërndaje në: