Dybala te gjigandi spanjoll?

Dybala te gjigandi spanjoll?

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’, e cila sqaron se klubi nga Madridi do të tentojë transferimin e argjentinasit në afatin kalimtar të verës.

Kjo, pasi klubi nga Bernabeu nuk do të ketë të drejtë të transferojë lojtarë në afatin kalimtar të janarit, për shkak të dënimit.

Raporti tutje sqaron se ‘Los Blancos’ janë të gatshëm të ofrojnë një ofertë tejet të lartë, e cila do të bindte klubin bardhezi për shitjen e talentit të  madh.

Për Dybalan është raportuar se interesohet edhe Barcelona. /Periskopi.com

Shpërndaje në: