Nicole Kidman mezi po pret të bëhet gjyshe
Në filmin e saj më të ri, ajo ka rolin e nënës së një djali të adoptuar.
Nicole Kidman, tani ka filluar të flasë edhe për mundësinë e të qenit jo vetëm nënë por edhe gjyshe, pasi që vajza e saj e adoptuar Bella, është shtatzënë.
Duke folur për një revistë australiane, aktorja fituese e çmimit Oscar, ka thënë se do të donte shumë që të kishte nipër e mbesa.
“Po shpresoj shumë që të ndodhë. Motra e shoqes time e cila është 43 vjeçare është bërë gjyshe. Dhe unë po mendoja me vete, ‘ahhh sa me fat që është”, ka thënë Kidman, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.




