Lorik Cana, 90 herë Kuq e Zi
EURO 2016, ishte rruga e fundit e kapitenit Lorik Cana me kombëtaren Kuq e Zi. Lorik Cana tashmë i ka dhënë fund një karriere të gjatë dhe të shkëlqyer. Cana kishte të drejtë të luante me tre kombëtare Zvicrën, Shqipërinë dhe Francën.
Lorik Cana ka qënë lojtar i kombëtares shqiptare që nga viti 2003. Ai debutoi me kombëtaren më 11 qershor, në moshën 19 vjeçare.
Kapiteni cana ka zhvilluar 90 ndeshje me kombëtaren shqiptare.
Përveç kombëtares, Cana ka luajtur në liga të ndryshme të Evropës. Cana ka qenë lojtar i Psg, Marseille, Sunderland, Galatasaray, Lazio dhe Nantes.



