E tmerrshme: Një dorë kriminele po i helmon qentë me antifriz
Në Parkun e Qytetit në Prishtinë dikush qëllimisht po i helmon qentë me antifriz.
Për këtë ka reaguar një qytetar nga Prishtina i cili para dy vite kishte ushqyer e rritur qenin i cili mbrëmë gjatë natës është helmuar.
Burak Vehapi i cili është edhe këngëtar ka treguar historinë prekës të qenit. Ai e ka quajtur krijesë të rrezikshme personin i cili me antifriz ka helmuar tre qen, shkruan Periskopi.
“Po mbreme nje njeri i keq , nje primitiv dhe nje krijese me e rrezikshme se sa cdo krijese tjeter , paska perdor nje antifriz bashke me ushqim edhe i ka shpernda ne ate pjese te parkut ku si shkak i ketij “ humaniteti “ paskan ngordhe 3 qene , e njeri nder ta edhe Grini qeni qe e kemi strehu e jemi kujdes per te”
“Ti hijene qe perdor antifriz a e din qe edhe nje femije ka mujt me u mashtru me mendu qe eshte akullore a ndonje embelsire se mire e kishe pregadite me u dok e kojshme .Me ato shpenzime qe i ke bo per me i mbyt e me kriju dhimt me ja djeg organet nje krijese , ke mujt me i ushqy pernime besom qe kishe fitu besnikeri edhe ndoshta kishe mesu me qene besnik se ti asnje prej tipareve njerezore nuk i ki pissss”, ka shkruar ai
Për këtë rast ka reaguar edhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.
“Tash e disa ditë me radhë, aktivistët për mirëqenien e kafshëve në Prishtinë kanë ngritur shqetësimet për helmim të qëllimshëm të qenve në parkun e qytetit. Abuzimi dhe vrasja e qenve është veprim i dënueshëm me gjobë dhe burg sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Këto veprime, përveç që janë mizore dhe kriminale, nuk e zgjidhin problemin me numrin e madh të qenve endacakë në Kosovë”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.
Po ashtu, në lidhje me këtë është e informuar edhe Policia e Kosovës, nga ku njoftojnë se është hapur rasti për keqtrajtim të kafshëve dhe ndotje të ushqimit dhe ujit të shtazëve.
“Rasti ka ndodhur në Parkun e Qytetit në Prishtinë, ku në rrethana ende të pasqaruara është shkaktuar ngrodhja e disa qenve. Njësitet kompetente janë duke e trajtuar rastin në koordinim të ngushtë me prokurorinë si dhe institucione tjera relevante”, bëjnë të ditur nga Policia e Kosovës./Periskopi/
Reagimi i plotë i tij:
Para 2 vite e gjysme , saktesisht ne muajin janar afer baneses ku jetoj e pash nje pakete ku ne te ishte nje kelysh 1 muajsh ku veq sa skishte ngordh nga i ftohti .Ate nate e mora e ushqeva dhe e kaloj ne hymjen e nderteses. Per nje kohe te shkurte ne veqanti me sakrificen e familjes time qeni u strehua deri sa u rrit pak dhe e mori veten dhe pas asaj e liruam aty ku edhe e gjetem ne parkun e qytetit, ku bashke me shume qene tjere gezojne kujdesin e shume njerezve te mire qe jetojne ne ate pjese te qytetit .Po mbreme nje njeri i keq , nje primitiv dhe nje krijese me e rrezikshme se sa cdo krijese tjeter , paska perdor nje antifriz bashke me ushqim edhe i ka shpernda ne ate pjese te parkut ku si shkak i ketij “ humaniteti “ paskan ngordhe 3 qene , e njeri nder ta edhe Grini qeni qe e kemi strehu e jemi kujdes per te . Si shkak i kujdesit ndaj qeneve si familje kemi pas presion te vazhdueshem nga njerez qe asnje hap nuk e qesin per te miren e lagjes – qytetit , nga njerez qe ne asnje aksion te pastrimit ose dicka qe eshte per te miren e asaj lagje nuk i sheh as moralisht me te perkrah e lere me shume . Perveq qe kemi vepru ne menyren me njerezore , duke u kujdes e duke i ushqyer kemi arrit me i zbut sepse dihet qe nje kafshe e urritur qe eshte me e rrezikshme . Kerkojme falje nga ata primitiva qe qe skemi mujt me ja u ndal edhe me leh e me i msu me fol ndoshta atehere nuk ju kish pengu disave ajo far pune , po edhe nese ju ka pengu kemi qene gjithmone te hapur me e ndermar cdo lloj aksioni bashkarisht qe ata qene me u strehu nga organet qe edhe ju takon kjo pune , kemi komuniku me cilin do qe ka dashte te bej nje veprim per te miren e lagjes e edhe qytetit , ku mund te them qe shume pak ka pas vullnet te mire per me bo dicka per lagje, ku fatkeqsisht ne fund per dikend zgjidhja eshte kjo. Ti hijene qe perdor antifriz a e din qe edhe nje femije ka mujt me u mashtru me mendu qe eshte akullore a ndonje embelsire se mire e kishe pregadite me u dok e kojshme .Me ato shpenzime qe i ke bo per me i mbyt e me kriju dhimt me ja djeg organet nje krijese , ke mujt me i ushqy pernime besom qe kishe fitu besnikeri edhe ndoshta kishe mesu me qene besnik se ti asnje prej tipareve njerezore nuk i ki pissss . Ku jeni ju qe mbytni qene ku ne shumicen e kohes ne oret e vona ne park ka njerez ne ndikim te alkoolit , droges qe e prishin qetesine ne forma te ndryshme .Ne ate park ka pas edhe vrasje kidnapime e ju dashamire as nuk guxoni me reagu , e kur del nana e baba jem me i ushqy qent ju neper ballkona meniher merni pozicione shani e ofendoni.
Ju nuk mundeni me e lexu e as nuk egziston nje ligj qe e ndalon njeriun me e ushqy nje qen ose nje krijese , e per ligjet e denimet qe jane per sjelljet e juaja qe e mbysin nje krijese te zotit besoj e dini ose shpresoj qe shpejte keni me e msu .





