Edhe Vetëvendosja bojkoton fjalimin e Thaçit në Kuvend

Edhe Vetëvendosja bojkoton fjalimin e Thaçit në Kuvend

Mospjesëmarrjen e ka konfirmuar për Periskopi.com, Shkodran Hoti nga Vetëvendosje.

“Jo nuk do të marrim pjesë”, tha ai shkurt.

Ndryshe, më herët edhe dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë konfirmuar se nuk do të jenë në seancë, nesër, e premte.

Seanca e veçantë ku presidenti Thaçi do të mbajë fjalimin e fundvitit para deputetëve, do të fillojë në orën 11:00.

Disa nga deputetët e opozitës nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë fjalim, për arsye se nuk e kanë pranuar Thaçin president që nga dita e zgjedhjes së tij.

Partitë opozitare të cilat kanë kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si president, kanë bojkotuar edhe takimet për reformën zgjedhore të thirrura nga Thaçi.

Adresimi i Presidentit të vendit para deputetëve është obligim kushtetues, në të cilin i para i vendit raporton për punën një vjeçare të tij. / Periskopi

Shpërndaje në: