Ronaldo mesazh për fëmijët në Siri: Unë jam me ju (Video)
“Kjo është për fëmijët e Sirisë, ne e dimë që ju po vuani shumë. Unë jam një lojtar shumë i famshëm, por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos humbisni shpresën, bota është me ju. Ne shqetësohemi për ju. Unë jam me ju”.
Siria prej vitit 2012 është e përfshirë nga lufta civile mes regjimit dhe rebelëve, por edhe kundër zonave të pushtuara nga anëtarët e ISIS.
Numri i viktimave gjatë luftimeve në Siri gjatë kësaj periudhe janë me mijëra, ku nuk bëjnë përjashtim as fëmijët.
A message of hope to the children affected by the conflict in Syria. @SavetheChildren pic.twitter.com/Zsdvu2nuXd
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) December 23, 2016



