Festivali i RTSH-së rikthen Adelina Ismailin

Festivali i RTSH-së rikthen Adelina Ismailin

Sonte po mbahet nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, festival ky në të cilin do të vendoset për këngën që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

E pjesë e jurisë e cila do ta zgjedhë këtë këngë, është edhe këngëtarja nga Kosova, Adelina Ismajli.

Megjithëse ajo do të votojë vetëm përmes telefonit, ky është një rikthim i vogël i Adelinës në skenën tonë muzikore, për të dhënë kontributin me votën e saj.

Adelina jeton në Zvicër dhe ajo është në pritje të fëmijës së parë.

Shpërndaje në: