‘I doja Ronaldo’n dhe Bale’n në skuadër’
Ky i fundit në atë verë ishte transferuar nga Tottenham te Real Madrid, por trajneri skocez pranon se e kërkonte transferimin e tij në Old Trafford.
“Njeja se Bale do të ishte një lojtar i Manchester United. Kam luftuar për këtë deri në minutën e fundit. Në fakt, ne ofruam një marrëveshje më të mrië sesa Real Madridi”, deklaroi Moyes.
“Por, Gareth e kishte mendjen që të shkonte te Real Madridi. Unë vërtetë e kërkoja atë që të vinte te Manchester United”.
Trajneri në fjalë flet edhe për interesimin që kishte për rikthimin e Cristiano Ronaldos te 20 herë kampioni i Premier Ligës.
“Më kujtohet kur u pamë me Sir Alex Ferguson dhe ai më thoshte gjithmonë se kishte një shans që Ronaldo të kthehej. Kështu që unë e shënjestroja edhe atë”, përfundoi Moyes. /Periskopi.com



