Agjencia për ndihmë juridike falas ka ndihmuar 41 mijë familje në Kosovë

Agjencia për ndihmë juridike falas ka ndihmuar 41 mijë familje në Kosovë

Java e Ndihmës Juridike është hapur me një aktivitet vetëdijesues nga studentë të juridikut.

Ndihmë falas do tu mundësohet të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë avokat, e sidomos viktimat e dhunës dhe personat e margjinalizuar.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se 41 familje kanë marrë ndihmë juridike falas nga kjo agjenci.

“E rëndësishme është për ato 41 mijë familje që kanë marrë përkrahje nga ju. Të gjithë jemi dëshmitarë për problemet e tyre dhe jo të gjithë kanë mundësi që të paguajnë avokat është e domosdoshme që ta kemi një agjenci për ndihën juridike falas”.

“Dua ta vë në pah rolin e këtij agjencioni sepse ka dhënë kontribut në shumë komuna të Kosovës, do ta kenë përkrahjen time”.

Anita Alaj-Kalanderi, drejtoreshë e Agjencisë për ndihmë juridike falas, tha se ka shënuar rritje numri i qytetarëve që kanë pasur qasje në shërbimet e tyre për 64%.

“Qasja në drejtësi është kriter i rëndësishëm dhe një shtyllë themelore e shoqërisë sonë. Andaj ne si institucion përgjegjës kemi bërë përparime të mëdha në mënyrë që të jemi në krye të përmbushjes së këtij obligimi kushtetues”.

“… kemi shënuar rritje të numrit të qytetarëve që kanë pasur qasje në shërbimet e ndihmës juridike falas me rreth 64 për qind”, tha ajo.

”Qasja në drejtësi është një kriter i rëndësishëm dhe një shtyllë themelore e shoqërisë sonë. Andaj ne si institucion përgjegjës kemi bërë përparime të mëdha në mënyrë që të jemi në krye të detyrës në përmbushjen e këtij obligimi kushtetues. Si rezultat, në vitin paraprak kemi shënuar rritje të numrit të qytetarëve që kanë pasur qasjë në shërbimet e ndihëms juridike falas me rreth 64%. Ky është një rezultat i arritur falë punës së palodhshme të zyrtarëve të ANJF-së, avokatëve të OAK (në vecanti të atyre që u angazhuan pro-bono), organizatave të shoqërisë civile që bashkëpunuan me ne në shpërndarjen e informacionit juridik, të rinjve si këta të pranishëm këtu me ne dhe juve mediave që na ofroni hapësirë mediale. Megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Për këtë arsye jemi bërë partnerë me komunitetin, shoqërinë civile, partnerët institucional si OAK dhe mbrojtësit e viktimave, si dhe ju si palë të interesuara, që bashkërisht të përqojmë mesazhin te qytetarët rreth mundësisë që ata e kanë për të kërkuar ndihmë juridike falas në mënyë që të zgjidhin problemet e tyre ligjore pa paguar asnjë cent. Une dua të ju ftoj që të përcillni edhe aktivitetet të tjera të javës, shumica prej të cilave realizohen online, me qëllim të informimit sa më të mirë të publikut. Gjatë javës do të bëjmë përpjekje që të arrijmë të informojmë grupet më të ndjeshme dhe të cënueshme për shërbimet tona (gratë, komunitetet etnike, personat LGBTI, viktimat e dhunës në famile dhe personat në nevojë). Andaj, me përkrahjen e donatorëve dhe bashkëpunëtorëve do të realizojmë aktivitete që ka për qëllim të vetëdijësojë të gjitha këto grupe. Për fund, dua të falenderoj studentët e fakulteteve juridike që vullnetarisht do të na ndihmojnë sot dhe gjatë ditëve në vazhdim në informimin e publikut rreth ndihmës juridike falas. Si dhe kryetaren e Kuvendin znj. Vjosa Osmani-Sadriu, me të cilën kemi nderin të shënojmë hapjen e kësaj jave”, përfundon Alaj-Kalanderi.

Osmani e Alaj-Kalanderi vazhduan në sheshet e Prishtinës për t’iu treguar qytetarëve misionin që e ka kjo agjenci e cila ofron ndihma juridike falas.

Shpërndaje në: