Allegri i nervozuar tha se do t’i rrahë me shkelma lojtarët e tij
“Duhet t’i kap me shkelma për b**e”, turfulloi Alegri sapo mbaruan penalltitë me drejtuesit bardhezinj Marota e Paratiçi që dëgjonin të shastisur.
Pas ndeshjes, në konferencën për shtyp, Alegri zbulon pak a shumë objektivin kryesor të nervave të tij: Dybala.
“Dybala luajti 60 minuta, kohë e mjaftueshme për çdo lojtar. Pati raste plot, mund dhe duhej të ishte vendimtar. Nuk duhet pritur vetëm nga titullarët. Jam shumë i zemëruar”.



