Blendi Fevziu, gafë me dhuratën e Krishtlindjeve

Blendi Fevziu, gafë me dhuratën e Krishtlindjeve

“…Sot, kantina e Arbërit e ka rikthyer magjinë e rrushit dhe verës autoktone shqiptare, Kallmetit. Nga bashkëpunimi i Opinion me këtë kantinë vjen si dhuratë për të ftuarit e emisionit kjo verë e vitit 2008, Riserva. Një verë e prodhuar në trojet e vjetra të Mirditës, e prodhuar në kodrat e larta të Bukmirës, rreth 450m mbi nivelin e detit. Kjo verë lind nga një vreshtari me reputacion të lartë të cilësisë së prodhimit. Vreshtaria e Bukmirës të dhuron një buqetë me aroma të këndshme dhe të ëmbla të verës.”

Vetëm se Fevziu nuk duket i vëmendshëm ndaj detajeve të kësaj dhurate. Në etiketën e zakonshme të verës, ai ka lejuar të ngjitet një tjetër me logon Opinion, që më shumë se e personalizuar, ngjan e sajuar. Është vërtetë e çuditshme që Blendit t’i shpëtojnë detaje të tilla, që ia bëjnë dhuratën të humbasë gjithë vlerën e idesë./dritare.net

vera-opinion

Shpërndaje në: