Ku po shkon Ermir Lenjani?
Por për transferimin e kosovarit nga Rennesi te klubi ku ishte i huazuar edhe një vit më parë, duhet marrë miratimin e Sergio Conceiçao.
Ish-futbollisti i njohur portugez, i cili gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e Interit dhe Lacios, tashmë është trajneri i klubit të Nantesit, që në këtë sezon ka shfaqur vështirësi të mëdha dhe gjendet i përfshirë plotësisht në luftën për mbijetesë.
Edhe presidenti i Nantës, Valdemar Kita, është dakord që futbollisti shqiptar të kthehet në këtë klub për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin e tij. Por fjalën e fundit do ta ketë trajneri.
Sipas mediave franceze, Conceiçao pëlqen profilin e lojtarit, i cili mund të luajë si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë. Por, ai nuk ka dhënë ende përgjigje nëse Kita duhet të fillojë negociatat mein Rennes për transferimin përfundimtar të mesfushorit të kombëtares apo jo.



