Lorik Cana me post të lartë në FSHF?

Lorik Cana me post të lartë në FSHF?

Sipas mediave shqiptare, Lorik Cana do të jetë i lidhur me Kombëtaren edhe pas pensionimit si futbollist.

Kapitenin në largim të Kombëtares Shqiptare thuhet se në një të ardhme të afërt e pret një post i lartë në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Madje lakohet edhe pozita e të parit të Federatës. Cana është kontribuesi më i madh si futbollist për Kombëtaren Shqiptare në dekadën e fundit duke qenë shpirti luftarak i skuadrës ndërsa suksesin më të madh e arriti këtë vit duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian.

Shpërndaje në: