Zyrtare: Zbulohet lista për ndeshjen e Kosovës për Euro 2020

Zyrtare: Zbulohet lista për ndeshjen e Kosovës për Euro 2020

Përzgjedhësi Taip Ramadani sot bëri publike emëroren e ngushtë me lojtarët te cilët ju kanë përgjigjur ftesës pozitivisht, edhe pse në listën e dërguar EHF-it ishin 28 hendbollist në të cilët përzgjedhësi llogariste fillimisht, mirëpo  disa prej tyre nuk ju përgjigjen ftesës për shkak të obligimeve në vendin e punës, disa për shkak të lëndimeve apo shkaqeve tjera personale.

Në grumbullimin i cili fillon nesër në Gjakovë në ora 12:00 përzgjedhësi Ramadani llogaritë në këta hendbollist:

Në Gjakovë do te stërvitët dy herë në ditë në palestrën ‘Shani Nushi’, dhe më shumë do te punohet në përgatitjen e ndeshjes kundër Estonisë, me ç‘rast do të punohet më shumë taktikisht , edhe përkundër asaj se mungesat e theksuara të disa lojtarëve e kanë vënë para një sfide përzgjedhësin, i cili mungesat e theksuara do ti mbulon me lojtarët e ftuar në pozicionet vakante Korab Syla, Drilon Haxhimusa, Sali Maxhera dhe Fatlum Ahmeti, ky i fundit nga Suedia.

Përzgjedhësit në punë do ti ndihmojnë bashkëpunëtorët në vijim: kryetrajneri Verim Zherka, trajneri i forcës fizike Enver Tahiraj dhe i portierëve Veton Hajrizi.

Dihet se ndeshja sipas orarit ka qenë dashur te zhvillohet ne Prishtinë, mirëpo pasi palestra në Prishtinë është duke u rinovuar, krerët e FHK-së morën vendim që takimi te zhvillohet në Gjakovë, për shkak të kushteve optimale që ofron palestra ‘Shani Nushi’ por edhe kapacitete hoteliere ne ketë qytet.

Në grumbullimin i cili fillon nesër në Gjakovë në ora 12:00 përzgjedhësi Ramadani llogaritë në këta hendbollistë:

lista1

Shpërndaje në: