Ylli mysliman i Liverpoolit “pushton” botën me urimin për Krishtlindje
Krishterët dhe çifutët në këtë fundvit po festojnë festat e tyre, dhe Emre Can edhe pse i përket një tjetër religjioni, ka vendosur të shpërndaj dashuri duke uruar për këto festa, duke kërkuar që të njëjtën gjë ta bëjnë të gjithë.
Urimi i tij është pëlqyer shumë dhe është shpërndarë në shumë media të botës, shkruan lajmi.net.
“Gëzuar Krishtlindjet dhe Hanukkah për të gjithë. Festat na japin mundësinë për të kaluar kohë me të dashurit tanë, dhe për këtë arsye duhet festuar. Pavarësisht nga jeni ju apo cilit religjion i përkisni. Ne të gjithë ndajmë të njëjtat vlera dhe është detyra jonë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Nuk ka rëndësi a jeni krishterë, myslimanë, hebrenj, apo besoni në diçka tjetër. Gëzuar Krishtlindjet dhe Hanukkah për të gjithë”, ishte mesazhi i Emre Can.



