Edhe sa vite jetë ju kanë mbetur? Bëni testin
Përgjigjuni këtyre 14 pyetjeve në këtë pyetësor, të realizuar nga një grup ekspertësh të statistikave dhe shkencëtarë nga Universiteti i Pensilvanisë, për të gjetur moshën se kur do të vdisni.
Rezultatet janë të bazuara nga të dhënat e mbledhura nga 500 mijë shembuj përgjatë 10 viteve nga Instituti i Shëndetësisë së SHBA dhe Asosacioni Amerikan i Personave në Pension. Pra ato janë të dhëna statistikore.
Përse kaq shumë pyetje?
Sepse siç shpjegon e përditshmja britanike “The Independent”, të ardhurat, edukimi dhe statusi i lidhjes influencojnë në jetëgjatësinë tonë dhe këto janë pikërisht faktorët tek të cilët mund të infuenconi në mënyrë pozitive, për të jetuar më gjatë.
Ndërsa këshillat e ekspertëve për një jetë të gjatë janë: Mos pini duhan, vendosni rripin e sigurimit dhe kokoren dhe merruni me aktivitet fizik. Në fund, bini në dashuri. “Njerëzit që janë të lumtur dhe kanë një lidhje të mirë jetojnë mesatarisht 5 vite më gjatë se ata që nuk janë të lumtur”.
Pyetësorin mund ta gjeni në këtë link:
https://www.myabaris.com/tools/life-expectancy-calculator-how-long-will-i-live/



