Qeveria ndan 1 milion euro për stadiumin e Mitrovicës

Qeveria ndan 1 milion euro për stadiumin e Mitrovicës

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës sot mori vendim që të ndajë 1 milion euro për stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në mënyrë që të plotësohen kushtet e kërkuara nga UEVA e FIFA për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Stadiumi Adem Jashari në Mitrovicë shumë shpejt do t’i plotësojë kushtet e kërkuara nga UEFA e FIFA për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare. Në mbledhje të Qeverisë morëm vendim që ta ndajmë shumën e nevojshme që në muajt e ardhshëm të investohen mbi 1 milion euro.

isa

Shpërndaje në: