Klopp kërcënon gjigandët në Premier Ligë

Klopp kërcënon gjigandët në Premier Ligë

Trajneri i Liverpool deklaroi se skuadra e tij do të luftojë për titull deri në fund dhe se kanë mundësi të mira për të rrëmbyer trofeun e Premier League.

“Ne nuk jemi 25 vitet e fundit. Ne jemi tani. Ne jemi ky brez. I duam shumë të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë skuadër, por nuk mund të bëjmë punën e tyre. Ne duhet të bëjmë tonën. Le ta provojmë. Jemi skuadër e mirë dhe e madhe. Po kalojmë në një moment të mirë dhe duhet ta shfrytëzojmë. Po kalojmë në një të tashme të mirë dhe e ardhmja është e ndritur”, deklaroi Klopp për “Sky News”.

Liverpool nuk ka fituar titull që nga sezoni 1989/90, por aktualisht janë të dytët në klasifikim me 6 pikë më pak se liderët e Chelsea.

Shpërndaje në: