Kanye West në shtrat me Kim Kardashian e Taylor Swift
Kanye West ka publikuar vieoklipin më të ri për këngën Famous, në të cilin paraqiten shumë yje, që duket se kanë një orgji.
Këto pamje në videon e reperit kontrovers paraqesin bashkëshorten e tij Kim Kardashian përkrah tij ndërsa në anën tjetër këngëtaren Taylor Swift.
Ndër personat e tjerë të paraqitur këtu janë Amber Rose, Caitlyn Jenner, Bill Cosby, George W. Bush, Donald Trump, Anna Wintour, Ray J, Rihanna dhe Chris Brown.
Ende nuk është e qartë se cilët nga yjet janë vërtet në video dhe cilët jo.
Debutimi i videos në fjalë është bërë para një audience prej 8,000 personave në një forum në Los Angeles./klankosova.tv




