Blero hahet keq me Bernard Challandesin: Ke probleme psiqike

Blero hahet keq me Bernard Challandesin: Ke probleme psiqike

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ishte në ditën më të mirë duke u mposhtur nga Maqedonia e Veriut me rezultat të ngushtë 2-1 në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup.

Golin e vetëm për Dardanët në këtë sfidë e shënoi Florent Hadergjonaj (29’), ndërsa për fqinjët shënoi Darko Velkovski dhe një autogol nga Benjamin Kololli.

Ndeshja e cila u shikua nga shumë shqiptarë, u ndoq me interes edhe nga figurat publike.

Këngëtari Blero pas rezultatit, shprehu revoltën e tij me trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, për neglizhencën e futbollistit Bernard Berisha, të cilin nuk e ftoi të ishte pjesë e lojës.

I njëjti shkruan në superlativ për futbollistin Valon Berisha, duke thënë se të gjithë lojtarët do të duhej të merrnin shembull nga ai.

“Është e papranueshme. Valon Berisha sonte e la zemrën në fushë, ju tjerët merrni shembull! Ju dua të gjithëve, ju e dini por jam shumë i zhgënjyer me pjesën e dytë të lojës. Mendoj që Bernard Challandes duhet të japë dorëheqje! Për shumë arsyem e një ndër to është Bernard Berisha. Bernard Challandes ka probleme psikike haveri, duhet urgjentisht dorëheqje. Faleminderit Bernard po e kallëzove veten me Bernard Berishën që je komplet idiot”, ka shkruar këngëtari në InstaStory.

Blero përndryshe është një fans i madh i futbollit, në veçanti ai ka treguar ndër vite se është tifoz besnik i ekipit të Barcelonës.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu burrin e bëri për spital

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Vitomiricë të Pejës, pasi që kishte shkaktuar dhunë…

“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani flet shqip në videon me Action Bronson

Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë…

Qytetarët ankohen për çmimin e rrymës, kërkojnë që të ndërrohen matësit

Qytetarët janë ankuar se faturat e rrymës kohëve të fundit po u vijnë më shtrenjtë.…

Rutte javën e ardhshme në SHBA mes tensioneve me Trumpin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të udhëtojë në Uashington DC javën e…

Vjen reagimi i Iranit pas fjalimit të Trumpit: Lufta do të vazhdojë

Ushtria e Iranit kërcënoi me më shumë shkatërrime dhe lavdëroi fuqinë e saj, në një…

Sot shqyrtohen në Komision aplikacionet për anëtarë të KGJK-së

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do…

Horoskopi, 2 prill – Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dita mund të karakterizohet nga energji e madhe dhe vendosmëri për të ecur përpara…

Çmimi i naftës rritet pasi Trump paralajmëron vazhdimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës rriten dhe tregjet bien pasi presidenti amerikan Donald Trump thotë se ShBA-ja…