Polonia në çerekfinale, mposht me penallti Zvicrën e shqiptarëve
Polonia është çerek-finalisti i parë në kampionatin evropian pasi mposhti me penallti Zvicrën 5 me 4.
Gjatë gjithë 120 minutave lojë skuadrat shënuan nga një gol, për Poloninë shënoi Blaszczykoëski në minutën e 39-të, kurse Shaqiri barazoi në minutën e 82-të.
Në penallti më të saktë dolën të jenë polakët ku shënuan nga pesë penallti. Për zviceranet gaboi Granit Xhaka i cili ishte ai që humbi penalltinë e vetme për zviceranët që i kushtoi me eliminim direkt nga faza e 16-të.
Kështu Polonia është ekipi i parë që kalon në fazën tjetër të Euro 2016 fal humbjes së penalltisë nga kosovari Granit Xhaka, Polonia kundërshtarin e radhes e mëson në ndeshjen, Kroaci – Portugali./Indeksonline/



