Vokrri godet qeveritarët për stadiumin e Kosovës (Video)

Vokrri godet qeveritarët për stadiumin e Kosovës (Video)

Vokrri shpreh indinjatën e tij për mungesën e mbështetjes së duhur shtetërore për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Për këtë thotë se është ndjerë shumë keq kur është pyetur se ku do t’i zhvillojë Kosova ndeshjet e futbollit.

“Është tragjedi që një shtet i cili përfaqësohet në këto institucione, e  i cili luan në eliminatore, nuk e ka një stadium futbolli “, ka deklaruar Vokrri për ‘Përballje’.

“I rrethuar edhe me kundërshtarë të Kosovës, në një moment u thash se do të luajmë edhe në Beograd”, potencoi numri një i FFK-së.

I pari i FFK-së përsërit se është abnormale për një shtet të mos ketë stadium futbolli.

“Është një tragjedi që një shtet i cili përfaqësohet,  i cili luan në eliminatore dhe të mos ketë një stadium futbolli sot. Unë me të vërtetë habitem me qeveritarët tanë, por habitem edhe me njerëzit e UEFA-s dhe FIFA-s”, tha Vokrri.

Por, shpreson se së paku dy ndeshje të Përfaqësueses do të zhvillohen vitin tjetër në Kosovë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: