Një ndër sulmuesit më të mirë në botë po transferohet në Kinë
Trajneri i Shanghai Shenhua, Gus Poyet ka konfirmuar se kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla para zyrtarizimit të transferimit të Carlos Tevez.
32-vjeçari do të jetë ylli i radhës që i bashkohet Superligës së Kinës (CSL), pas aventurës së re në Boca Juniors.
Poyet, i cili mori drejtimin e ekipit gjatë muajit të kaluar, ka konfirmuar se Tevez është afër transferimit në klub, përcjell “lajmi.net”.
“Ende jam në pritje për aprovimin e ardhjes së Carlos, kanë mbetur edhe disa detaje të vogla”, u shpreh ai për “La Red”.



